Kuriozitet

Arkivole shumëngjyrëshe në Zelandën e Re

Kur futën arkivolin e Phil McLeanit në kishë, filloi një valë e qeshure nga të pranishmit.

Arkivoli ishte një petull gjigante me krem.

“Mbuloi mërzinë dhe kohët e vështira në javët e fundit”, tha gruaja e tij, Debra. “Kujtimi i fundit në mendjen e të gjithëve ishte ajo petull dhe sensi i humorit të Philit”.

Petulla ishte krijimi i fundit nga kushëriri i Philit, Ross Hall, i cili drejton një biznes në Auckland, Zelandë e Re, i cili quhet “Dying Art” dhe që merret me ndërtimin e arkivoleve shumëngjyrëshe.

Në krijimtarinë e Hallit përfshihet një anije, një paketë me çokollata, automjet i zjarrfikësve, etj. Ka pasur arkivole të mbuluara me xhevahire të rremë dhe plot të tjerë të cilët kanë përmbushur dëshirën e njerëzve pas vdekjes së tyre.

Debra McLean tha se ajo dhe burri i saj i cili vdiq, kanë shëtitur nëpër vende të ndryshme dhe se Phili kishte dëshirë të krahasonte petullat me krem nëpër qytetet e ndryshme ku shkonin.

{gallery}