Kuriozitet

Këpucët e Churchillit shiten për gati 40 mijë funte

Një palë këpucë prej kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë shitur për afër 40,000 funte në ankand.

Këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950, shkruan BBC.

Churchilli rregullisht është fotografuar me këto këpucë mbathur gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955.

Këpucët janë shitur nga ankandistët Bellmans të Sussexit, ndërsa ishin punuar nga një këpucëtar i njohur i kohës.

Fillimisht pritej që të fillonin me shitje prej çmimit 15,000 funte, por në fund u shitën për 39,040 funte.