Një burrë nga Kamboxhia u tmerrua kur pa një gjarpër kobra në tualetin e tij.
Ray Sopha në fillim mendoi se dikush nga familjarët e tij nuk e kishte shkarkuar mirë ujin në guaskë, por shpejt e kuptoi se në të kishte një gjarpër helmues.
Ai e shkarkoi sërish ujin, por kobra nuk u largua, madje bazuar në videon që ka realizuar e që është bërë virale, nisi të nxjerrë kokën në sipërfaqe. Në atë moment, burri doli nga tualeti për të kërkuar ndihmë, shkruan “Daily Mail”. Kur u kthye me disa kushërinj, kobra nuk ishte. Edhe pse e kërkuan shumë, ata nuk e gjetën më gjarprin.
Sopha tha se që nga 3 marsi, nuk e ka përdorur më atë tualet.
“E kam ulur kapakun e guaskës dhe e kam hequr ujin. Po përdorim tualetin tjetër, aty nuk hyjmë më. Kisha parë gjëra të tilla nëpër filma, por nuk e mendoja se mund të më ndodhte mua”, tha ai, përcjell a2news të hënën.