Lëmsh

Shpikësi zbulon një metodë të re testimi për COVID-19, u kërkon njerëzve të bërtasin

Shpikësi zbulon një metodë të re testimi për COVID-19, u kërkon njerëzve të bërtasin
Foto: Ilustrim
 

Një shpikës ka gjetur një zgjidhje të re përmes së cilës ai shpreson që të jetë metodë më e shpejtë dhe e lehtë për të treguar nëse dikush është infektuar me COVID-19.

Në vend të shkopinjve që futen në hundë për të marrë mostrën që testohet, Peter van Wees u ka kërkuar pjesëmarrësve që në një kabinë të izoluar të bërtasin ose këndojnë. Më pas, një filtrues ajri mbledh copëzat e lëshuara nga goja e tyre dhe analizohen.