Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

26-vjeçarja lind fëmijën, embrion i ngrirë për 24 vjet

Një 26-vjeçare ka lindur një vajzë nga një embrion i cili ishte ngrirë për 24 vjet.

Bebja Emma Wren është nisur dhe fertilizuar 24 vjet më parë në vitin 1992, por në vend të implantit embrioni ishte ngrirë.

Tina, e cila ka lindur në vitin 1991, nuk mund të kishte lindje natyrale pasi burri i saj, Benjamini ka fibrozë cistike dhe vendosën që të adoptonin embrionin e ngrirë në Tennessee. Procesi është i ngjashëm me adoptimin, por embrioni rritet brenda nënës që adopton.

Në marsin e këtij viti embrioni ishte shkrirë dhe i ishte dhuruar Tinas dhe burrit të saj, Benjaminit, transmeton Koha.net.

Pas shtatzënisë normale dhe pa probleme, Tina lindi Emman më 25 nëntor.

Edhe Vogëlushja lind nga embrioni i ngrirë para 27 vjetësh Kuriozitet Vogëlushja lind nga embrioni i ngrirë para 27 vjetësh

“Emma është mrekulli”, ka thënë Benjamini, 33-vjeçar. “Ajo duket mirë kur e dimë se ishte e ngrirë për tërë ato vjet”.

Ky është embrioni i vetëm që qëndroi i ngirë më së shumti.