Një çift ka mirëpritur binjakët e lindur nga embrionet që kanë qëndruar të ngrira për një kohë të gjatë.
Binjakët Lydia dhe Timothy Ridgeëay lindën më 31 tetor në Oregon nga embrione të ngrira më 22 prill të vitit 1992.
Për gati 30 vjet, embrionet u mbajtën në një laborator të fertilitetit në Bregun Perëndimor deri në vitin 2007, pasi çifti anonim i martuar që krijoi embrionet i dhuroi ato në Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve (NEDC) në Knoxville, Tennessee.
Sipas NEDC, binjakët Timothy dhe Lydia kanë vendosur një rekord të ri për transferimin e embrionit më të gjatë të ngrirë që rezulton në një lindje. Rekordi i mëparshëm u vendos gjithashtu nga qendra me bazë në Knoxville në vitin 2020, kur një fëmijë kishte lindur nga një embrion 27-vjeçar dhe motra e saj lindi nga një embrion që ishte ngrirë për 24 vjet.
NEDC është një organizatë jofitimprurëse e bazuar në besim, e cila përdor një proces mjekësor të njohur si dhurimi i embrionit. Ky proces ndodh kur një çift që përdor fertilizimin in-vitro (IVF) ka bërë më shumë embrione (vezë të fekonduara) se sa u duhen. Embrionet shtesë ose mund të kriopservohen (ngrihen) për përdorim në të ardhmen, të dhurohen për kërkime ose t'u dhurohen njerëzve që dëshirojnë të përjetojnë shtatzëninë dhe lindjen e një fëmije.
Rachel dhe Philip Ridgeëay ishin vetëm tre dhe pesë vjeç, respektivisht, kur binjakët e tyre u “krijuan” nga një çift anonim i martuar duke përdorur IVF.
-
Lind foshnja në SHBA nga një embrion që ishte ngrirë 30 vjet më parë, rekord i ri
-
Binjaket që lindën me pak minuta diferencë – por me baballarë të ndryshëm
-
Britani, lind foshnja e parë pas transplantit të mitrës nga donatorja e ndjerë
-
Fëmijë pa sëmundje trashëguese falë kombinimit të tri ADN-ve
-
Iu vendos embrioni i gabuar përmes IVF-së, gruaja nga SHBA-ja ngre padi