Lëmsh

“Solaris”, jahti i gjashtë superluksoz i Roman Abramovichit

“Solaris”, jahti i gjashtë superluksoz i Roman Abramovichit
 

Pesë nga jahtet më luksoze në botë duket se nuk mjaftojnë për miliarderin rus Roman Abramovich, që së shpejti do të ketë në koleksionin e tij, mjetin e gjashtë lundrues superluksoz.

“Solaris” quhet jahti i ri i pronarit të klubit të Chelsea, i cili ka nisur të ndërtohet para 3 vjetësh në Bremenhaver të Gjermanisë dhe gjatë këtij muaji është shfaqur për herë të parë, gati i kompletuar.