Kuriozitet

Zjarrfikësit në Spanjë shpëtojnë qenin e ngecur mes shkëmbinjve

Zjarrfikësit në Spanjë janë detyruar të përdorin çekanë dhe forcë fizike për të shpëtuar një qen që kishte ngecur në mes të shkëmbinjve.

Rasti kishte ndodhur të hënën dhe zjarrfikësve iu deshën më shumë se dy orë për të përfunduar me sukses misionin. Rasti kishte ndodhur në një hapësirë shkëmbore afër provincës së Malagas.

Qeni ishte vënë re nga një qytetar që po hante drekën. Ai u shpëtua pa lëndime dhe me të nxjerrë u lirua.