Kuriozitet

Flamuri i Kosovës i krijuar me letra origami hyn në Guinness

Kosovarja Arbnora Fejza-Idrizi është futur në Librin e Rekordeve Botërore me Mozaikun më të madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës.

Fejza-Idrizi ka shkruar në Facebook rreth punës së saj duke ndarë edhe aprovimin që i është bërë nga Guinness.

“Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e Pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund çdo herë”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, ka treguar se krejt ky mozaik i ka marrë kohë 1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletëpalosje origami, 13 orë punë intensive.

Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, e ka quajtur këtë lajm të jashtëzakonshëm, ndërsa tha se origamia e krijuar është bërë në Palestrën Sportive të këtij qyteti.

{gallery}