Kuriozitet

Punonjësit të servisit i shpërthen tableti në dorë

Kamerat e sigurisë të një dyqani kanë kapur momentin kur një tablet shpërtheu në duart e një riparuesi në provincën veriperëndimore të Bursas në Turqi, ndërsa ai po përpiqej ta rregullonte atë.

Punonjësi i servisit të telefonave Enes Sahin, po përpiqej të riparonte tabletin kur papritmas i shpërtheu në flakë. Sipas tij, shkak mendohet të ketë qenë nxehja e baterisë.

Pajisja që digjej pas shpërthimit u shua më pas nga punëtorët e dyqanit.