Kuriozitet

Çifti anglez niset drejt bjeshkës për ta parë lindjen e diellit, por kthehen prapa për shkelje të masave

Descriptive Text

Një çift anglez udhëtuan për në Uells për të parë lindjen e diellit në bjeshkën Snowden për Krishtlindje, por janë kthyer prapa dhe janë raportuar se kanë thyer rregullat e izolimit.

Policia ka ndaluar makinën e turistëve, ndërsa këta të fundit i kishin thënë policisë se qëllimin e kishin të ngjiteshin në Snowdon për të parë lindjen e diellit.

Ndërkaq, policia i ka kthyer prapa në shtëpi dhe i ka raportuar si shkelës të rregullave për COVID-19, shkruan Mirror. 

Për shkelje të këtyre rregullave, ata duhet të paguajnë gjobën ose të ballafaqohen në gjykatë.