Lëmsh

Sonda hënore “Chang’e-5” kthehet në Tokë, sjell me vete dheun hënor

 

Në orën 01:59 të mëngjesit të së enjtes, 17 dhjetor, sonda hënore kineze “Chang’e-5” zbriti me sukses në Siziwang të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, duke sjellë me sukses dheun hënor për herë të parë në katër dekadat e fundit. Kjo simbolizon edhe kryerjen me sukses të misionit të parë të Kinës për marrjen dhe sjelljen e mostrave prej trupave qiellorë jashtëtokësorë.

Kryekomandanti i projektit të hulumtimit të Hënës, drejtori i Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës Zhang Kejian, deklaroi përfundimin me sukses të misionit, duke konfirmuar kthimin e sondës “Chang’e-5” pas një udhëtimi prej më shumë se 20 ditësh në kozmos.