Lëmsh

Shitet për çmim rekord fanella e Michael Jordan

 

Një fanellë e veshur nga ish-ylli i basketbollit, Michael Jordan mblodhi një shifër rekord prej 320 000 dollarë në një ankand në Beverly Hills, deklaroi kompania që organizoi shitjen.

Sipas ”Julien’s Auctions”, shitja vendosi një rekord botëror të ankandit për një fanellë të Michael Jordan. Artikulli në fjalë ishte një fanellë e ”Chicago Bulls”.