Lëmsh

Shkencëtarët australianë krijojnë atlasin e miliona galaktikave

Shkencëtarët australianë krijojnë atlasin e miliona galaktikave
 

“CSIRO”, agjencia kombëtare australiane e shkencës, ka njoftuar të martën se teleskopi i saj i ri ka krijuar “një atlas të ri të universit” brenda një kohë rekorde, duke shpërfaqur një detaj të paparë, shkruan BBC. 

Ky teleskop ka krijuar kësisoj një hartë me gjithsej tre milionë galaktika, duke përdorur fotografi që shpalosën hollësi dyfish më të konkretizuara sesa ato të ekspertizave të mëparshme, thuhet në studim.