Lotaria nacionale në Afrikë të Jugut është duke u hetuar, pasi numrat fitues të xhiros së fundit ishin 5, 6, 7, 8, 9, 10.
Xhiroja e fundit e PowerBall u mbajt dje. Dhe pasi kanë dal numrat në renditje të pazakontë, disa jug-afrikanë kanë thënë se është mashtrim dhe kanë nisur hetimet, shkruan BBC.
Organizatorët kanë thënë se 20 persona kanë blerë biletë fituese dhe kanë fituar nga 370 mijë dollarë secili.
79 persona kanë fituar afro 400 dollarë, pasi kanë qëlluar renditjen e numrave nga 5 deri në 9, por jo edhe numrin e fundit.
“Urime për 20 fituesit e sotëm të shortit të PowerBall. Këta numra mund të jenë të papritur, por shohim se shumë lojtarë zgjedhin të luajnë këtë renditje”, ka shkruar operatori i lotarisë në Twitter.
Komisioni Nacional i Lotarive në Afrikë të Jugut (NLC) ka thënë se do të hetojë këtë xhiro, të cilën e ka quajtur të paprecedent.
-
Fitohet lotaria prej 842.4 milionë dollarësh në SHBA në ditën e Vitit të Ri
-
Amerikania i fitoi 50 mijë dollarë në lotari me numrat që i përdori për 20 vjet
-
Fitohen 700 milionë dollarë në lotari në SHBA
-
Amerikani padit lotarinë, pasi i thanë se “gabimisht u shfaqën” numrat e tij si fitues
-
Në fillim u zhgënjye, por më vonë një grua kuptoi se i fitoi 50.000 dollarë