Lëmsh

Një objekt fluturues i panjohur ka kaluar dje shumë pranë Tokës, asteroid apo...?

Një objekt fluturues i panjohur ka kaluar dje shumë pranë Tokës, asteroid apo...?
 

Quhet 2020 SO dhe është një objekt fluturues që ka kaluar dje shumë afër Tokës, rreth 50 mijë kilometra. Jo shumë i madh, rreth 10 metra në diametër, objekti po tërheq vëmendjen e të gjithë studiuesve të agjencive hapësinore, në veçanti NASA.

Arsyeja kryesore e kuriozitetit është se asnjëri nuk e di me qartësi se çfarë është 2020 SO. Objekti është pikasur edhe më parë, dhe ishte klasifikuar si asteroid. Por përllogaritje të reja, që kanë evidentuar shpejtësinë dhe formën jo tipike për një objekt natyror, rrisin mundësitë e një objekti të ndërtuar artificialisht.