Kuriozitet

Skulptori serb shndërron armët në instrumente muzikore

Skulptori serb, Nikola Macura, i ka shndërruar armët dhe pajisjet tjera ushtarake, në instrumente muzikore.

Ai ka përdorur granata dore, kallashnikovë dhe helmeta, si pjesë të një instalacioni të ri zanor të quajtur ‘Nga zhurma në tingull’.

Ai madje ka edhe një mesazh.

“Bëni muzikë, jo luftë”, thotë ai.

Flet gjithashtu për veprat e tij.

“Ato që dikur janë përdorur për të shkatërruar dhe për të krijuar kaos, unë tani i ofroj nga një perspektivë e re – e ridizajnuar për të bërë muzikë”, thotë ai për REL.