Avokatin e Donald Trumpit, Rudy Giuliani, gjatë një konferencë të mbajtur për të zbuluar prova për një mashtrim “masiv” të votave, e ka tradhtuar ngjyra e flokëve.
Pasi pësoi disa humbje ligjore lidhur me manipulimet e pretenduara nga presidenti Trump, Giuliani iu drejtua gazetarëve në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, konferenca nuk i eci fort mirë, pasi djersët i nxorën ngjyrën e re të flokëve që kishte vendosur ai.
Ndërsa ishte duke folur, dy rrjedha kafe u derdhën në fytyrën e 76-vjeçarit, i cili shihet teksa pastronte fytyrën e tij vazhdimisht me një shami të bardhë.