Një gjykatë e Apelit ka pezulluar të enjten të drejtën e Rudy Giulianit për ta ushtruar profesionin e avokatit në New York, shkaku i deklarimeve të rreme të bëra në kohën kur po mundohej që ta zmbrapste humbjen e Donald Trumpit në garën zgjedhore.
Komisioni disiplinor i avokatisë ka bërë të ditur se pezullimi i licensës së Giulianit bazohet në dëshmitë e pamohueshme se ai ka gënjyer para gjykatave, publikut dhe ligjvënësve me rastin e ngritjes së teorive për vjedhjen e votave.
Vendimi do t’ia ndalojë Giulianit përfaqësimin e klientëve si avokat.
Si avokat personal i Trumpit, Guiliani u kishte dhënë hov gënjeshtrave mbi zgjedhjet e 2020-s, duke pretenduar se do ta sfidonte fitoren e Joe Bidenit, të cilën e kishte cilësuar si konspiracion të gjerë të demokratëve.
-
Ish-avokati i Trumpit shpall falimentimin, pas vendimit që të paguajë 148 mln dollarë për shpifje
-
Ish-avokati i Trumpit po hetohet për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Georgia
-
Hetuesit bastisin banesën e Giulianit në New York City
-
Avokati i Trumpit infektohet me koronavirus
-
Avokatit të Trumpit i rrjedh boja e flokëve gjatë fjalimit