Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-avokati i Trumpit shpall falimentimin, pas vendimit që të paguajë 148 mln dollarë për shpifje

Rudy Giuliani, një bashkëpunëtor i vjetër i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka paraqitur kërkesën për falimentin, vetëm disa ditë pasi u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë. Ai u shpall fajtor për shpifje, raporton BBC.

Ai është urdhëruar të paguajë këtë shumë, pasi një gjykatës konstatoi se kishte shpifur ndaj dy punonjësve zgjedhorë në Georgia me pretendimet të rrejshme se ata kishin manipuluar votat në zgjedhjet e vitit 2020.

Giuliani listoi borxhe në vlerë 500 milionë dollarë dhe asete prej 10 milionë dollarësh, në kërkesën e tij për falimentim.

Një zëdhënës ka thënë se kjo lëvizje “nuk duhet të jetë befasi ”.

“Asnjë person i arsyeshëm nuk mund të besojë se z. Giuliani do të jetë në gjendje të paguajë një gjobë kaq të lartë”, ka thënë zëdhënësi Ted Goodman, për “The New York Times”.

Edhe Trumpi padit New York Times-in për shpifje, kërkon miliarda dëmshpërblim Botë Trumpi padit New York Times-in për shpifje, kërkon miliarda dëmshpërblim

Ai shtoi se depozitimi i falimentimit në New York të enjten do t’i japë Giulianit “mundësinë dhe kohën të ndjekë një apel, duke siguruar transparencë për financat e tij nën mbikëqyrjen e gjykatës së falimentimit”.

Giuliani 79-vjeçar, tha në fillim të këtij viti se kishte vështirësi financiare për shkak të tarifave ligjore dhe shpenzimeve që janë rritur për të.

Javën e kaluar, një juri prej tetë personave, urdhëroi Giulianin t’i paguajë 20 milionë dollarë punonjëseve zgjedhore të Georgias, Ruby Freeman dhe vajzës së saj Wandrea “Shaye” Moss.

Po ashtu u dëmshpërblyen me mbi 16 milionë dollarë për shqetësimin emocional. Një tjetër pagesë prej 75 milionë dollarëve si dëmshpërblim u urdhëruar të ndahej mes tyre.

Dyshja fillimisht kishte kërkuar 15 deri 43 milionë dollarë nga Giuliani, ish-avokati personal i Trumpit.

Edhe Trump për vendimin e gjykatës: Gjithçka u bë nga Bideni dhe njerëzit e tij Botë Trump për vendimin e gjykatës: Gjithçka u bë nga Bideni dhe njerëzit e tij

Duke iu drejtua gazetarëve jashtë gjykatës, pasi u urdhërua të paguante shumën e madhe, Giuliani tha: “Nuk jam penduar për asgjë”.

Giuliani ende po përballet me padi tjetër në Georgia, me akuzë për shantazh e konspiracion, si dhe një padi prej 10 milionë dollarëve për ngacmim seksual.