Kuriozitet

14-vjeçari kinez, adoleshenti më i gjatë në botë

Më 18 tetor, Ren Keyu nga Kina, për ditëlindjen e 14-të ka marrë dhuratën më të mirë deri tash. Ai është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë.

Të mërkurën atij iu dorëzua titulli. I lindur më 2006, nxënësi i klasës së nëntë ështe i gjatë 221.03 centimetra.

I njohur me nofkën Xiaoyu, djaloshi ishte rritur deri 150 centimetra sa ishte në kopsht dhe shpeshherë konsiderohej si nxënës i një shkolle e jo për kopsht parashkollor.

Teksa shihnin se djali po rritej shumë, familja e kishte dërguar në disa kontrolle mjekësore, por par testimeve e analizave të ndryshme u pa se gjithçka tek ai ishte normale.

Në ditën kur atij iu verifikua rekordi, matjet u kryen në Spitalin Popullor në Leshan.