U shpall fajtor nga një gjykatë në Britani të Madhe, 23-vjeçari, Joshua Ponsford pasi vihej re se në një video ai fyente verbalisht qenin e tij, Rottweiler Lulu.
Me një ndalim pesë-vjeçar të pronësisë së kafshëve, i cili nuk mund të apelohet për tre vjet, Ponsfordit iu dha gjashtë javë arrest shtëpiak nga gjykata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu duhet të plotësojë një kërkesë 20-ditore për aktivitete rehabilituese dhe duhet të paguajë 200 funte plus një shtesë prej 90 funte për viktimën, transmeton oranews.
Në video, 23-vjeçari dëgjohej duke i bërtitur kafshës së tij: ‘Hyr në shtratin tënd… tani dhe qëndro aty. Jam lodhur nga lodrat e tuaja!’
Një regjistrim tjetër dëgjohet se Joshua abuzon me Rottëeiler-in e tij duke i thënë: ‘Do të shkoj përsëri në dyqan dhe do t’i blej vetes diçka për të ngrënë. Mos mendo as për vjedhje ‘, dhe më pas qeni u dëgjua duke rënkuar dhe lehur.
Qeni është aktualisht në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol, ku ende po kalon rehabilitimin.
Daily Mail raporton se Ponsford mohoi që ai të lëndonte fizikisht qenin e tij, por pranoi se sjellja e tij ishte e papërshtatshme.
{gallery}