Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka zbuluar sot emrat e kabinetit të saj, ku në të bën pjesë edhe një ministër me një tatuazh Maori në fytyrë.
Nanaia Mahuta ka në mjekër një ‘moko kauae”, tatuazh tradicional femëror, që e ka bërë në vitin 2016. Deputetja në atë kohë shpjegoi se e bëri këtë tatuazh për të nderuar paraardhësit e saj dhe për të hequr paragjykimet mbi kulturën Maori, të cilën shumë zelandezë e lidhin me krimin dhe bandat, shkruan A2news.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMahuta është emëruar ministre e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re.
Ardern fitoi zgjedhjet për të marrë një mandat të dytë, duke theksuar se prioritetet e saj do të jenë përgjigjja ndaj COVID-19 dhe ringritja e ekonomisë.