Numri i koalave në të gjithë shtetin australian Uellsi i Ri i Jugut, është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin e tyre imunitar të shkaktuar nga shkatërrimi i habitatit dhe zjarret, sipas një studimi të ri.
“Pastrimi masiv i tokës, humbja e habitatit nga zjarret dhe valët e nxehtësisë, çuan që sistemi imunitar i koalës të mbingarkohej nga një presion shtesë”, theksoi autor i studimit, Edward Narayan, transmeton atsh.
“Të dhënat tregojnë se koala po operon në kufirin e sipërm të pragut fiziologjik për të përballuar ndryshimet mjedisore”, theksoi ai.
Ai zbuluan se popullatat kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme kryesisht për shkak të sëmundjeve, më e zakonshmja prej të cilave është klamidia, ndaj së cilës ato janë bërë më të ndjeshme për shkak të “ekspozimit të zgjatur ndaj faktorëve stresues”.
Studimi, i botuar të mërkurën në revistën ”PLOS ONE”, paralajmëronte se trauma dhe sëmundjet mjedisore po e shtynin koalën “në prag të zhdukjes”. / DPA
-
Koalat në Australinë lindore futen në listën e specieve të rrezikuara
-
Australia ndan 35 milionë dollarë për t’i mbrojtur koalat
-
Ndryshimet klimatike kanë zhdukur gjysmën e koraleve australiane
-
Nga 60 mijë koala në Australi, pas zjarreve kanë mbetur vetëm 5 mijë
-
Kafshët në rrezik nga zjarret në Australi