Kuriozitet

Një këlysh lind me ngjyrë të gjelbërt

Si një fermer delesh, Cristian Malloci, mund të jetë mësuar me delet e zeza dhe qenin në kopenë e tij. Por, njëherë kur u fut në stallë, u befasua. Qeni i tij kishte lindur pesë këlyshë, katër prej tyre kishin ngjyrë të bardhë ndërsa i fundit, mashkulli, ishte mbuluar me lesh jeshil.

Fermeri Malloci i ka thënë CNN-it se këlyshi i me ngjyrë të pazakontë ka lindur në një kohë të vështirë, mirëpo do t’u sjellë fat.

Ky fenomen është shumë i rrallë që këlyshët të lindin me ngjyrë të gjelbërt. Në muajin janar thuhet se një këlyysh kishte ardhur në jetë në ngjyrë të njejtë. Fenomeni i tillë thuhet se ndodhë kur qentë me ngjyrë të çelët vijnë në kontakt me biliverdin, një pigment jeshil. Pigmenti në fjalë merr formën e tij, duke e shndërruar ngjyrën në stomak të kafshësh, ndërsa ngjyra zbehet me kalimin e kohës.