Kur gjyshja 99-vjeçare Florentina Martin u infektua me koronavirus në shtator, frika e mbesës së saj nuk ishte se sëmundja do të shkaktonte vdekjen e saj, por se do të përfundonte e vetme në repartin e emergjencës, shkruan agjencia Reuters.
“Gjithmonë kam menduar se vetmia do të shkaktonte vdekjen e saj para se të bënte këtë virusi, pasi ajo kishte frikë të rrinte vet, veçanërisht në spital”, ka thënë Noelia Valle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo mendon se gjyshja e saj me gjasë është infektuar në festën për ditëlindjen e 99-të më 16 shtator, kur familja doli jashtë në ballkon ku shijoi motin e bukur me pije.
“Mendoj se duhet të ketë qenë në atë moment, pasi të gjithë ishim bashkë afër njëri-tjetrit pa maska”, ka thënë Valle.
Disa ditë më vonë, Martin nisi të ndjehej e dobët dhe mbeti e shtrirë në shtrat.
Ekspozimi ndaj vajit të kontaminuar të rapit kur ishte e re i shkaktoi asaj probleme shëndetësore jetësore, duke e bërë më të cenueshme ndaj komplikimeve respiratorike të shkaktuara nga COVID-19.
Por ajo zhvilloi vetëm simptome të buta dhe ishte në gjendje të rikuperohet në shtëpinë e vet në Madrid, me përkrahje të familjes, kujdestares Olga Arauz dhe qenit të saj Luna.
Tash ajo është kthyer në ritmin e zakonshëm, duke shikuar emisione televizive dhe duke luajtur videolojëra në tabletin e stërnipit të saj pesëvjeçar Pedro.
“Jam mirë”, thotë Martin.
Megjithë rikuperimit të gjyshes, Valle, që është biologë, insiston në mbajtjen e maskës kur e viziton atë.