Lëmsh

Atlantiku asnjëherë kaq i nxehtë në 3 000 vjet

Atlantiku asnjëherë kaq i nxehtë në 3 000 vjet

Nju Jork, 13 tetor – Ndonëse ka ende nevojë për konfirmim të ndryshimit të vazhdueshëm të klimës dhe efektet e tij, mbërrijnë dy studime të reja për ta vërtetuar atë.

E para, nga Universiteti i Massachussets dhe botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, PNAS, që tregon se dekada e fundit ka qenë më e ngrohta për oqeanin Atlantik në 2 900 vitet e fundit.