Autoritetet në një kopsht zoologjik në Lincolnshire, Angli, vendosën të ndanin 5 papagaj, pasi kishin mësuar fjalë fyese dhe shanin vizitorët.
Papagajtë Billy, Eric, Tyson, Jade dhe Elsie iu bashkuan kolonisë prej 200 papagajsh gri në “Qendrën e Jetës së Egër” në Lincolnshire në muajin gusht dhe shumë shpejt mësuan të shanin me fjalë të pista.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i qendrës, Steve Nichols deklaroi për “Daily Mail” se punonjësit e vunë re shumë shpejt se papagajtë kishin nisur të thoshin fjalë të pista. “Megjithatë nuk kishim parë që të shanin 5 zogj në të njëjtën kohë”, tha ai, përcjell A2News.
Sipas tij, për papagajtë nuk ishte ankuar askush prej vizitorëve, por ata morën masa t’i ndanin e t’i vendosnin në cepa të ndryshëm të kopshtit që sharjet e tyre në kor të mos dëgjoheshin nga fëmijët.
Parku i Lincolnshire është shtëpia dhe e një papagalli tjetër të quajtur Chico, i cili u bë i famshëm një muaj më parë pasi këndoi këngën e njohur të Beyonce “If I Were a boy”.