Kuriozitet

Grabitet relika e Papës Gjon Pali II

Një shishkë që përmbante disa pika gjaku të Papës së ndjerë Gjon Pali II është grabitur nga Katedralja e Spoleto-s në Italinë qendrore, njoftuan autoritetet lokale të kishës.

“Vjedhja e reliktit të nderuar u zbulua të mërkurën vonë ndërsa punëtorët mbyllën katedralen për natën dhe u raportua menjëherë në polici”, tha kryepeshkopata e Spoleto-Norcia në një deklaratë, transmeton atsh.

Kryepeshkopi i Spoleto-Norcias, Renato Boccardo e dënoi aktin e rëndë në një video dhe bëri një thirrje të përzemërt për kthimin e relikes.

Shishja u dhurua në katedrale në vitin 2016, dy vjet pasi Gjon Pali II, i lindur në Poloni si Karol Wojtyla, u bë shenjtor nga Papa Françesku/DPA.