Kuriozitet

Sir David Attenborough thyen rekord për ndjekës në Instagram

Historiani natyralist, Sir David Attenborough, ka debutuar në Instagram në mënyrë të jashtëzakonshme.

94 vjeçari ka vendosur rekord duke arritur më së shpejti 1 milion ndjekës, shkruan Guinness World Records.

Attenborough postoi një video rreth orës 02:00, për shqetësimet e tij rreth ngrohjes globale dhe llogaria e tij arriti mbi një milion ndjekës për më tepër se katër orë, saktësisht në ora 06:44, derisa video kishte më shumë se dy milionë klikime, transmeton KOHA.

Image

“Mediat sociale nuk janë habitati i zakonshëm i Davidit, prandaj derisa ka incizuar këtë mesazh vetëm për Instagram, si ky në postim, ne po e ndihmojmë ta mbajë llogarinë”, shprehen Collin Butfield dhe Johnnie Hughes, të cilët e mbajnë llogarinë e tij.

Collin dhe Johnnie kanë punuar me Attenborough në dokumentarin e ri të Netflixit “A Life On Our Planet”.

Attenborough ka një paralajmërim për rrezikun që po i kanoset botës.

“Jam paraqitur në televizion dhe radio në 60 vitet e kaluara, por kjo është hera ime e parë në Instagram”, shprehet Attenborough. “Siç e dimë të gjithë, bota është në telashe. Kontinentet janë duke u djegur. Akullnajat po shkrihen, koralet po vdesin. Peshqit po zhduken nga oqeanet tona. Lista vazhdon”.

Rekordin e më parshëm e mbante ylli i “Friends”, Jennifer Aniston, e cila i ishte bashkuar Instagramit më 15 tetor 2019 dhe kishte arritur 1 milion ndjekës për pesë orë e 16 minuta.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

David Attenborough has spent a lifetime travelling, exploring the wild places of our planet and documenting the living world in all its variety and wonder. He’s also witnessed the damaged caused. Saving our planet is now a communications challenge. We know what to do, we just need the will. That’s why we want to share this message on Instagram. Because there is hope and together, we can inspire change. Social media isn’t David’s usual habitat so while he’s recorded messages solely for Instagram, like the one in this post, we're helping to run this account. In case you’re wondering, ‘we’ are Jonnie and Colin and we worked with David on A Life On Our Planet. So, as well as sharing the messages he’s recorded especially for this account we’ll also post some exclusive clips and behind the scenes content. Stay tuned.

A post shared by A Life On Our Planet (@davidattenborough) on