Kuriozitet

Në Tasmani 470 balena dalin në breg

Shteti australian Tasmania ka regjistruar numrin më të madh të balenave të dala në breg ndonjëherë, pasi më tepër balena janë gjetur në breg gjatë operacionit të shpëtimit të tyre, raporton BBC.

Që nga e hëna, rreth 470 balena janë zbuluar në bregun perëndimor në Tasmani.

Shumica e 200 balenave në grupin e ri të zbuluar duket se kanë ngordhur, raportojnë zyrtarët të mërkurën.

Ata kanë thënë se po bëhet përpjekje për të shpëtuar çdo kafshë që është ende gjallë në breg.

Ndonëse 25 balena nga grupi i parë ishin liruar të martën, disa kanë dalë sërish në breg pasi u sollën nga batica, thonë zyrtarët.

“Ne jemi të dëshpëruar që është rritur numri i balenave të ngordhura”, ka thënë Nik Deka i Departamentit për Industritë Primare në Tasmani.

Mirëpo ai thotë se po shpresohet që të dërgohen në ujëra më tepër balena sot.

Raportohet se në total 380 balena kanë ngordhur, 50 janë shpëtuar dhe po tentohet të shpëtohen edhe 30 tjera.