Kuriozitet

Gruaja më e vjetër në Japoni ka 117 vjet

Një grua 117-vjeçare, e cila ka pikë të dobët pijet me gaz dhe çokollatën u shpall personi më i moshuar në Japoni, në një festë që organizoi vendi kushtuar të moshuarve.

Kane Tanaka, e cila tashmë njihet nga Libri i Rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë, theu të gjitha rekordet në Japoni, kur mbushi 117 vjeçe dhe 261 ditë.

Gjyshja japoneze zgjohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe fle në 9 të darkës. Kana Tanaka zë kështu vendin e një tjetre gruaje japoneze, Chiyo Miyako, e cila ndërroi jetë 22 korrikun e 2018-s pas 117 viteve e 260 ditëve jetë.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, Kana Tanaka u ka thënë gazetarëve se ha gjithçka, përfshi edhe ushqimet e shpejta dhe ka një dobësi të veçantë për ëmbëlsirat. Çdo ditë pi jo vetëm kafe, por edhe pije të gazuara.

Megjithëse mban aktualisht vendin e parë si njeriu më jetëgjatë në botë, në klasifikimin e përgjithshëm të njerëzve që kanë jetuar më shumë renditet në vendin e 16-të. Kana Tanaka ka thënë se dëshiron të jetojë deri 120 vjet, asnjë ditë më shumë. Nëse ndodh, do të hynte në histori si personi i dytë më jetëgjatë në botë.