Lëmsh

Rosa e detit e veriut, shpendi dimërues i rrallë në Shqipëri

Rosa e detit e veriut, shpendi dimërues i rrallë në Shqipëri

Tiranë, 15 shtator - Rosa e detit e veriut (Somateria mollisima) është një prej llojeve pjesë e listës së shpendëve të Shqipërisë, për të cilin është folur tepër rrallë për të mos thënë asnjëherë.

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” bën të ditur se “arsyeja për këtë lidhet me faktin që ky lloj është dimërues i rrallë tek ne si dhe me faktin tjetër që habitatet detare, që ky lloj parapëlqen, mbeten shumë pak të këqyrura apo studiuara në vendin tonë”.