Lëmsh

Robotët mbushin raftet në shitoret në Tokio

Robotët mbushin raftet në shitoret në Tokio
Foto: CNN

Japonia ka popullsinë më të moshuar në botë dhe një gjë e tillë është duke shkaktuar mungesë akute të fuqisë punëtore. Teksa gati një e treta e popullsisë ka më shumë se 65 vjet, gjetja e punëtorëve do të jetë sfidë për këtë shtet.

Gjithnjë e më shumë, kompanitë po synojnë zgjidhje përmes teknologjisë – përfshirë dy prej zinxhirëve më të mëdhenj të shitoreve në këtë shtet, “FamilyMart” dhe “Laëson”.