Lëmsh

Sot Dita e çokollatës

Sot Dita e çokollatës

13 shtatori është Dita Ndërkombëtare e çokollatës, le të zbulojmë më tepër për një nga shoqërueset më besnike dhe më të dashura të ditëve tona, cila është historia e saj!

Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala çokollate rrjedh nga pija e parë me përmbajtje të saj Xocóatl (Xócoc: ëmbël; atl: ujë; d.m.th “ujë i ëmbël”), e cila prodhohej nga Astekët. Kjo pije ka qenë ujë i përzier me kakao, vanile dhe beber Cajen.