Lëmsh

E divorcuara nga themeluesi i Amazonit, gruaja më e pasur në botë

 

Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott është bërë gruaja më e pasur në botë pasi aksionet e Amazon pësuan rritje gjatë situatës të pandemisë së koronavirusit.

Scott zotëron 4 për qind të aksioneve në gjigantin e tregtisë elektronike. Ajo vitin e fundit ka shtuar 30.3 miliardë dollarë të tjera në bilancin e saj, duke e çuar pasurinë e saj në 67.4 miliardë dollarë marramendës bën të ditur Indeksi i Miliarderëve Bloomberg, transmeton Koha Jonë.