Kina ka ndërmarrë disa masa të reja për të ulur shpërdorimin e ushqimit, pasi Presidenti Xi Jinping e quajti sasinë e çuar dëm të ushqimeve si tepër shqetësuese.
“Fushata e Pjatave të Pastra” vjen pasi Xi theksoi se COVID-19 i kishte “rënë ziles së alarmit” për ushqimin e hedhur poshtë. Ai shtoi se Kina duhej të “mbante një ndjenjë krize në lidhje me sigurinë ushqimore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFushata, gjithashtu vjen pas disa javë përmbytjesh masive në të gjithë Kinën jugore, e cila la ferma të shkatërruara dhe ku u dëmtuan tonelata të mëdha prodhimesh.
Sidoqoftë, agjencia shtetërore e lajmeve kineze “Global Times” tha që këta faktorë nuk do të çonin në një krizë ushqimore, por që harxhimi i ushqimit duhet të merret seriozisht. Televizioni shtetëror kritikoi gjithashtu përdoruesit e rrjeteve sociale që filmojnë veten duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi.
Pas mesazhit të presidentit Xi, Shoqata e Industrisë Catering në Wuhan nxiti restorantet në qytet të kufizojnë numrin e pjatave të shërbyera për klientët, duke zbatuar një sistem ku grupet duhet të porosisin një pjatë më pak se sa persona janë. \ A2