Zgjedhja e një shalqiri të pjekur dhe të ëmbël nuk është gjithmonë e lehtë. Shpesh vetëm pasi ta presësh e kupton nëse ke zgjedhur shalqirin e duhur.
Mirëpo, ka mënyra se si mund të zgjedhësh një shalqi perfekt dhe të pjekur mirë.
Së pari shiko te bishti. Nëse është i gjelbër, atëherë i bie që shalqiri nuk është pjekur. Por, nëse është ngjyrë kafte, atëherë nënkupton se është pjekur mirë.
E dyta është të shikosh njollë të madhe të verdhë te shalqiri. Nëse është e verdhë e ndezur atëherë nënkupton se shalqiri është pjekur, por nëse është ngjyrë e bardhë e zbehtë atëherë nënkupton se shalqiri është vjelur para se të piqet.
Pastaj është tingulli kur troket mbi shalqi. Nëse është kumbim i zbrazët, atëherë nënkupton se ka mjaftueshëm ujë dhe është pjekur. Por nëse zhurma është me e dendur atëherë nënkupton se lëkura është e trashë dhe nuk është pjekur.
E sa i përket shalqirit të ëmbël, ata që kanë formë më të rrumbullakët zakonisht janë më të ëmbël sesa ata në formë ovale.