Lëmsh

60 vjeçarja lidhet me 21-vjeçarin: Që në takimin e parë e putha dhe rashë në dashuri

60 vjeçarja lidhet me 21-vjeçarin: Që në takimin e parë e putha dhe rashë në dashuri

Pam Shasteen, 60 vjeç, ka humbur të gjithë miqtë pasi u fejua me një djalë 21 vjeç të quajtur Jonathan Langevin. Të gjithë miqtë e saj nuk mundën ta pranonin këtë marrëdhënie dhe menduan se Pami definitivisht ka nevojë për një terapi mendore.

Por çifti i dashuruar nga SH.B.A. nuk kanë lejuar që komentet negative t’i shqetësojnë apo t'i përçajnë, transmeton abcnews. Ata gjithashtu thonë se jeta e tyre seksuale është e shkëlqyeshme. Në një intervistë për një media të huaj, Pam tha: "Unë ende nuk arrij të besoj se miqtë e mi që i njoh për 30 vite me rradhë, nuk janë të lumtur për mua dhe nuk e pranojnë lidhjen time me Jonathan. Edhe pse 21 vjeç ai është dashuria e jetës sime dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë ata".