Një nënë e dy fëmijëve, e cila besonte se foshnjat kur lindin nuk duhet të kenë flokë, mbeti e shokuar ku mësoi se vajza e saj kishte flokë të zinj dhe të dendur. Alexandra Jechorek, 21 vjeçe nga Dublini i Irlandës, nuk u besoi syve kur pa rezultatet e grafisë që bëri në javën e 34 të shtatzënisë. Imazhi i përfituar nga grafia, tregonte sasi të mëdha flokësh, gjë e cila konfuzoi edhe mjekët.
“Kur pashë skanimin nuk munda t’i besoja syve. Isha në javën e 34 të shtatzënisë dhe vajza kishte flokë shumë të dendur. Unë ju betohem, isha me idenë që fëmijët lindin pa flokë, pasi dhe djali po ashtu erdhi në jetë. Kjo që ndodhi me vajzën ishte befasuese si për mua dhe për mjekët”, u shpreh Alexandra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej ajo shtoi: “Kur dilja me vajzën shëtitje njerëzit habiteshin kur i thosha që ajo është vetëm tre muajshe. Flokët e saj dhe trupi i madh e tregonte së paku një vjeçe”.
Sakaq, Alexandra i ka hapur një llogari në Instagram të bijës, me shpresën që ku të rritet të bëhet një modele e njohur.
{gallery}