Kuriozitet

Rasti i dytë në botë, macja rezulton pozitive me Covid-19

Një mace në Hong Kong ka rezultuar pozitive me koronavirus, duke shënuar kështu rastin e dytë në botë.

Departamenti i Bujqësisë dhe Peshkimit tha se macja u testua pasi pronarja e saj u konfirmua se kishte virusin.

Kjo është macja e dytë që rezulton pozitive me Covid-19, pasi pak ditë më parë një rast tjetër u zbulua në Belgjikë.

Dy qen gjithashtu kanë rezultuar pozitivë në Hong Kong, megjithëse ekspertët thonë se nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund të përhapin virusin te njerëzit.

Macja në Hong Kong nuk ka treguar shenja të sëmundjes dhe departamenti u ka kërkuar pronarëve që të mos braktisin kafshët e tyre shtëpiake.