Kuriozitet

Kryeministri boshnjak nuk di ta vendosë maskën

Qeveria e Federatës së Bosnjës nga e hëna ka paralajmëruar se do t’i informojë dy herë në ditë qytetarët rreth gjendjes së lidhur me koronavirusit. Paraqitjen e parë sot, më 12:00 e ka pasur kryeministri Fadil Novaliq. Ai është dashur që me këtë rast t’i qetësojë qytetarët rreth gjendjes së krijuar. Por vetë, ka pasur telashe të mëdha ta vendosë maskën.

Ndonëse transmetimi i drejtëpërdrejtë ka nisur në orën 12.00, kamerat kanë nisur të xhirojnë pak më herët, kështu që i kanë xhiruar “telashet” e Novaliqit me maskën mbrojtëse.

Në të vërtetë, Novaliqi kishte dalur para mikrofonit pa maskë, e pastaj bashkëpunëtorët e kishin pyetur nëse ka maskë mbrojtëse, pyetje së cilës i ishte përgjigjur me “jo”, raporton klix.ba, transmeton KOHA.

“Vetëm vendose përreth”, i kishte sugjeruar njëri prej bashkëpunëtorëve, e më pas kishin nisur telashet e kryeministrit në vënien e maskës. Maskën mbrojtëse në fund e ka lidhur rreth qafës, si zbukurim.