Ndotja shkurton jetën me tre vjet

Ndotja shkurton jetën me tre vjet

21 March 2020 10:18

Jemi përballë një pandemie të ndotjes së ajrit që shkurton jetëgjatësinë e një individi me një mesatare prej tre vjetësh dhe shkakton 8.8 milion vdekje të parakohshme çdo vit në të gjithë botën, sipas një studimi të botuar në revistën Studime Kardiovaskulare të kryer nga Jos Lelieveld dhe Thomas Münzel nga Instituti Max Planck dhe Universiteti i Mainz në Gjermani, të cilët flasin për “pandeminë e ndotjes”.

”Këto vdekje janë më shumë sesa pirja e duhanit dhe sëmundje të tilla si SIDA dhe malarja”, theksuan studiuesit.

Numri i përgjithshëm i viteve të jetës së humbur çdo vit në të gjithë botën për shkak të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga smogu arrin në 232,959,050 vite.

Pirja e duhanit shkurton jetëgjatësinë me mesatarisht 2.2 vjet, HIV / AIDS me 0.7 vjet (1 milion vdekje në vit) si dhe sëmundje të tilla si malarja 0,6 vjeç (600,000 vdekje ).

Ekspertët kanë marrë në konsideratë edhe sëmundjet e ndryshme në të cilat kontribuon ndotja, nga kardiovaskolaret, deri tek frymëmarrja dhe nga kanceri i mushkërive dhe diabeti/ANSA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme