Kuriozitet

Bota para dhe pas koronavirusit

Descriptive Text

Izolimi në shtëpi, distancimi social dhe orët policore, janë vetëm disa prej masave që shumica e shteteve të botës janë detyruar t’i marrin për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një seri të fotografive nga disa prej vendeve më të njohura turistike, por edhe vendeve të zakonshme, shihet qartë ndikimi i koronavirusit, transmeton Koha.net.

Numri i të infektuarve ka arritur në mbi 200 mijë, ndërsa kanë vdekur mbi 8 mijë persona.

E, në pamjet satelitore para dhe pas përhapjes, shihen qytete të shumta të ndikuara nga koronavirusi.

Shumë prej këtyre fotografive shfaqin pamjet e shesheve të dikurshme të mbushura me njerëz, por që tani si vizitorë të vetëm kanë shpendët.

Kanadaja të mërkurën ka njoftuar se do t’i ndihmojë financiarisht njerëzit e prekur nga koronavirusi.

Brazili ka regjistruar vdekjen e parë nga virusi, ndërsa ka njoftuar se edhe katër të vdekurve tjerë do t’u bëhen testet për të parë nëse kanë vdekur nga COVID-19.

E, Franca ka izoluar 67 milionë banorë në një akt të pashembullt në kohë paqeje.