Kishte hyrë për të raportuar live përmes Facebook-ut nga Karolina Veriore, por gazetari i CNN-it doli qesharak.
Ndonëse raportonte shumë serioz, ai megjithatë dukej qesharak në pamje.
Justin Hinton, po raportonte live përmes Facebook-ut për borën e madhe që kishte rënë në këtë vend, dhe gabimisht e kishte shtypur butonin e filterëve të fytyrës, raporton CNN.
Hintoni, vazhdonte të raportonte me shumë profesionalizëm, pa pasur as idenë më të vogël se si dukej, transmeton Koha.net.
“Nuk e kisha idenë çka ndodhi derisa fillova të shihja komentet. Shefi im, bashkëpunëtorët, shokët, më kishin thirrur e më shkruanin për të më treguar se sa qesharak dukesha”, është shprehur Hintoni.
Artikuj të ngjashëm
-
Si u bë virale një CV e thjeshtë – kompanitë e mëdha botërore duan ta punësojnë kandidatin misterioz
-
Kapet momenti “një në një milion” kur balena përplas surfistin
-
Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten në transmetim direkt
-
“Së shpejti inteligjenca artificiale mund të jetë më e zgjuar se ne”
-
Moderatores i bie të fikët gjatë transmetimit, momenti kur u rrëzua