Kuriozitet

Motrat 98 dhe 101 vjeçare ribashkohen pas 47 vjetësh

Kishin kujtuar se kanë vdekur, por pas 47 vjetësh janë ritakuar përsëri dy motra nga Cambodian në Azi.

Njëra 98 vjeçare e tjetra 101, kishin menduar se kanë vdekur pas regjimit të vitit 1975, kur Khmer Rouge mori pushtetin duke mbyllur spitale, biblioteka, duke ndaluar praktikën fetare, e mbi të gjitha, duke vrarë njerëz, raporton BBC.

Bun Sen 98 vjeçare, ka takuar edhe vëllain e tyre 92 vjeçar, të cilin po ashtu e kishte menduar të vdekur, derisa motra tjetër ishte në dijeni se ai është gjallë.

Dy motrat, për herë të fundit ishin parë në vitin 1973, dy vjet para se ta merrte pushtetin Pol Pot, me qeveri komuniste, transmeton Koha.net.

Rreth 2 milionë njerëz besohet të kenë vdekur gjatë regjimit të Khmer Rouge.

Shumë familje janë ndarë, shumë fëmijë i kanë larguar prej prindërve e shumë të tjerë ende s’dinë për fatin e njëri tjetrit.

{gallery}