Kuriozitet

Pas 12 vjetësh dëbora zbardh Bagdadin

Kryeqyteti irakian, Bagdadi, është veshur me të bardha pas më shumë se një dekade.

Shumë njerëz filluan të bënin fotografi, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë luftonin me topa bore.

Sipas medias britanike, këto reshje erdhën si pasojë e stuhisë dimërore që përfshiu Evropën.

Herën e fundit kur banorët e Bagdadit panë borën ishte në vitin 2008, edhe pse reshjet ishin të dobëta dhe bora u shkri shpejt.

Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vite rresht.

“Reshjet e borës mund të vazhdojnë deri të mërkurën për shkak të motit shumë të ftohtë”, tha Amer al-Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut, duke sqaruar se vala e të ftohtit ka ardhur nga Evropa.

Banorët e Bagdadit nuk janë mësuar me reshje bore dhe temperatura të ulëta.

Vitet e fundit, rekordi i temperaturës më të lartë ishte 51 gradë Celsius.

{gallery}