Për t’u ulur në të njëjtën tualet që dikur është ulur këngëtari i madh, adhuruesit e tij nuk kanë kursyer aspak. WC-të e një suite të Golden Nugget Casino të Atlantic City, që ylli i përdorte kur rrinte atje, janë shitur në një ankand për më shumë se 11 mijë dollarë.
Manjati i kazinosë, Steve Wynn, ka seleksionuar dekorime nga e gjithë bota për të mobiluar suitën gjigande 550 metra katrorë ku flinte Frank Sinatra, që ka kënduar për shumë vite në këtë hotel. Asnjë nuk mund të flinte në dhomë, në mungesë të tij, sipas asaj që ka treguar për Cnn David Berenblilt, përfaqësuesi i shtëpisë që ka nxjerrë në ankand këto objekte sanitare.
Një nga tualetet prej mermeri italian me ulëse ngjyrë ari, është shitur për 4250 dollarë, ndërsa dy të tjerat për 3500 dhe 3750 dollarë/BW.
-
Shitet për 12.1 milionë dollarë guaska e tualetit prej ari
-
Një guaskë banje prej ari të pastër në ankand
-
Tualeti prej ari pritet të shitet për 10 milionë dollarë
-
Dy burra dënohen për vjedhjen e një tualeti prej ari me vlerë 5 milionë euro
-
Hajduti gëlltit vathët super të shtrenjtë pak para se të kapej nga Policia