Koleksionuesi i video-lojërave dhe atleteve

Mirela Qupevaj 24 January 2020 11:03

Mbi 2 mijë lojëra dhe 182 pajisje të lojërave në gjendje pune, janë në koleksionin e Astrit Begollit.

Ai, këtë pasion e ka që nga vitet ‘80, kur nisi mbledhjen e tyre, raporton emisioni SOT në KTV.

Shumica prej atleteve kanë një histori dhe janë versione unike të limituara.

I gjithë koleksioni është i vjetër dhe ndër më të rrallët në botë dhe, siç thotë Astriti, atlete të tilla është e vështirë të gjenden në këto ditë.

Astrit Begolli, koleksionin që e posedon ka plan ta zgjerojë. Ai ka menduar edhe për ekspozimin e koleksioneve të tij.

43-vjeçari nga Peja thotë se ka kërkesa të mëdha për shitje të atleteve, derisa deklaron se një gjë të tillë nuk e ka në plan. Begolli synon blerjen e atleteve të ndryshme dhe rritjen e koleksionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme