Një burrë është arrestuar në aeroportin e Limas në Peru pasi i ishin gjetur 20 zogj të gjallë në valixhe.
Hugo Conings nga Belgjika u kap teksa provonte të kontrabandonte zogjtë duke i nxjerrë nga shteti përmes valixhes, kanë thënë zyrtarët shtetërorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas BBC-së, ata kanë treguar se 54-vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte drejt Madridit në Spanjë për të shitur zogjtë.
Teksa të gjithë zogjtë kishin mbijetuar, disa kishin treguar shenja dehidratimi e stresi dhe kishin humbur disa pupla pasi kishin kaluar disa orë nëpër kuti.
Conings u arrestua të hënën dhe mund të përballet me burgim prej pesë vjetësh për kontrabandim të kafshëve.
Peruja njihet si shtëpi e më shumë se 1800 lloje të zogjve.
{gallery}